Probleme pagash te Dinamo, largohen që tani tre futbollistë

schedule19:18 - 17 Shkurt, 2020

schedule 19:18 - 17 Shkurt, 2020

Dinamo u mposht nga Kastrioti në fundjavë, ndërkohë që ka edhe probleme të tjera. Tre lojtarë kanë braktisur ekipin blu dhe e gjitha për shkak të problemeve financiare që ky klub ka.

Kapiteni Erxhan Muça, mesfushori me eksperiencë, Jetmir Sefa, si dhe i riu Kujtim Alcani, nuk kanë duruar më dhe janë larguar nga Dinamo. Gati tre muaj pa paga kanë mjaftuar që ata të ndërmarrin këtë hap.

Kështu te Dinamo duhet të përballen edhe me largimet, në një moment ku çdo lojtar është shumë i rëndësishëm për të luftuar për qëndrimin e bluve në Kategorinë e Parë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!