Probleme në rrjetin e OST, pa energji disa qytete

schedule10:39 - 8 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 8 Tetor, 2020

Për shkak të një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST, në orën 09:15 është ndërprere furnizimi i nënstacioneve të OSSH në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nenstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Permet, Kavajë dhe Lushnje.

Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona

Gjithashtu edhe në Vlorë si pasojë e një avarie në linjën 220 kV Elbasan-Fier të tensionit të lartë të OST, është ndërprerë energjia elektrike në pjesën më të madhe të Drejtorive të Vlorës, Sarandës dhe Gjirokastrës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!