Juventusi rikthehet sërish në fushë ditën e premte. Bardhezinjtë presin Leccen (21:45) dhe Maurizio Sarri ka probleme në krahët e mbrojtjes. Alex Sandro, De Sciglio (të dy të dëmtuar) dhe Danilo (u ndëshkua me të kuqe në transfertën kundër Bologna) mungojnë.
Në krah të djathtë do të luajë Cuadrado, ndërsa në të majtin pritet të provohet Blaise Matuidi. Francezi e ka provuar më parë këtë rol dhe Sarri e sheh si zgjidhjen e momentit.
Të dëmtuar janë edhe Chiellini me Higuain, por gjendja e tyre është përmirësuar dhe Sarri shpreson t’i ketë të gatshëm për ndeshjen e së premtes. Të dy lojtarët “veteranë” mendohet se do të qëndrojnë në stol dhe mund të aktivizohen gjatë ndeshjes.
I fundit që do të rikthehet është Metih Demiral. Mbrojtësi turk vijon rikuperimin nga dëmtimi i rëndë që pësoi në janar dhe do të duhet edhe pak kohë për ta parë sërish në fushë. /abcnews.al