Probleme me zorrët, mjekët i gjejnë burrit celularin e gëlltitur gjashtë muaj më parë

schedule12:15 - 21 Tetor, 2021

schedule 12:15 - 21 Tetor, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Egjipt. Një burrë vizitoi Spitalin Aswan ndërsa vuante nga dhimbjet e stomakut. Ndërkohë kirurgët i zbuluan se kishte gëlltitur gjashtë muaj më parë një celular të vogël, të cilin ja hoqën.

Ekzaminimet mjekësore zbuluan objektin në barkun e burrit. Qëndrimi i tij atje i kishte shkaktuar inflamacion si në stomak ashtu edhe në zorrët.

Mbetet një mister se si dhe pse burri gëlltiti celularin.

“Incidenti ishte i paparë. Ishte vërtet e çuditshme pasi burri nuk zbuloi pse e gëlltiti celularin”, tha profesor Mohamed Al-Dassouri.

Sipas mjekut, telefoni celular ishte një kërcënim i madh edhe për jetën e pacientit për shkak të kimikateve të dëmshme në bateri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!