Kryetari i Gjykatës së Përmetit Pashk Gjaçi shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për problemet mbi pasurinë. KPK mori vendimin paraditen e 21 Marsit. Në seancën dëgjimore të 19 Marsit u evidentuan problemet që gjyqtari kishte në pamundësinë për të dokumentuar burimin e krijimit të pasurive që zotëron. Kjo ishte fatale për gjyqtarin, ndërsa ai mund të apelojë brenda 15 ditësh në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Pashk Gjaci ka punuar si avokat deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i Gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetë-deklaruara vijnë nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme./abcnews.al