Probleme me pajisjet e identifikimit, në 11 qendra do të zgjatet votimi në Maqedoni

schedule17:19 - 17 Tetor, 2021

schedule 17:19 - 17 Tetor, 2021

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se në disa qendra votimi do të zgjatet procesi i votimit për shkak të disa problemeve me pajisjet për identifikimin e personave ose ‘fingerprintave’.

Janë disa qendra votimi që kanë pasur probleme me pajisjet për identifikimin e personave përmes gjurmëve të gishtave. Disa qytetarë u ankuan se pajisja nuk i ka njohur dhe është dashur të votojnë në mënyrën e vjetër tradicionale.

Ndërkohë nga KSHZ njoftojnë se në 11 vendvotime ka pasur ndalesë vonimi për mbi 1 orë për shkak të problemeve teknike, ndërsa në gjashtë vendvotime, votohet sipas mënyrës së vjetër.

“Në gjashtë vende po votohet në mënyrën e vjetër. Ka edhe disa me probleme teknike dhe nuk mund të ndryshohet pajisje për shkak të automjetit dhe bëhet fjalë për një numër të vogël të votuesve”, tha Dashtevski./abcnews.al