Probleme me gjurin e djathtë, operohet ylli i Barcelonës

schedule11:19 - 18 Gusht, 2020

schedule 11:19 - 18 Gusht, 2020

Marc-Andre ter Stegen, portieri i Barcelonës, do të bëjë një ndërhyrje në tendinën e gjurit të djathtë ditën e sotme. Gjermani ka pasur shqetësime kohët e fundit dhe doktori Ramon Cugat pritet t’i bëjë ndërhyrjen dhe në fakt bëhet fjalë për një pastrim, në një moment ku edhe lojtari do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar.

“Do të bëj një ndërhyrje në tendinën e gjurit. Ekspertët mjekësorë dhe unë diskutuam për të bërë këtë ‘pastrim’, pasi në fillim të këtij sezoni pati disa acarime. Është një ndërhyrje për t’u mbrojtur dhe për t’u përgatitur për të ardhmen.

Do më duhen disa javë për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer në 100 për qind të formës. Jam i qetë dhe pozitiv, do të kthehem shpejt pas. Edhe një herë, faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë. E vlerësoj shumë këtë”, shkruan gjermani në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!