Ronald Koeman është shqetësuar një ditë më parë, pasi ka përfunduar në spital për shkak të një gjendjeje ankthi, sikurse raporton Fox Sports.
Gjendja e trajnerit të Barcelonës është e mirë, por holandezi nuk mund ta lërë veten pas dorë kur vjen puna te shëndeti.
Ronald Koeman ha pasado por el Hospital de Barcelona por culpa de un estado de ansiedad, todo bien al parecer @FOXSportsMX
— DANIEL GIRONÈS (@GironesDaniel) May 27, 2021
Majin e vitit 2020 ai pësoi një sulm në zemër dhe iu desh të bënte një ndërhyrje, që shkoi mirë. /abcnews.al