Një pronar biznesi në Florida mbuloi faturat e shërbimeve për 114 familje të cilët po përballeshin me vështirësi ekonomike.
Sipas CNN, bujaria e Michael Esmond filloi vitin e kaluar kur ndihmoi 36 familje në komunitetin e tij të Gulf Breeze.
Këtë vit duke marrë parasysh uraganin Sally dhe trazirat ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 që goditën qytetin ai mendoi se ishte nevoja të ndihmonte përsëri.
“Ky vit për mua ndoshta është më kuptimplotë se vitin e kaluar, për shkak të pandemisë dhe të gjithë njerëzit pa punë duhet të qëndronin në shtëpi. Uragani Sally na përplasi shumë dhe lëndoi shumë njerëz”, tha Esmond për CNN.
Sipas Joanne Oliver, mbikëqyrëse e faturimit të shërbimeve të qytetit, Esmond dhuroi 7,615 dollarë për të paguar faturat e 114 familjeve. l.k/abcnews.al