Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon se hyrja në tunelin e Skërficës është e pastër. Në një postim në rrjetet sociale, ky ndan pamje nga hyrja në këtë tunel, MIE informon se ndërhyrja e ARRSH dhe kompanisë kontraktore për mirëmbajtjen rrugore kanë rikthyer normalitetin në këtë aks rrugor.
Hyrja e tunelit të #Skërficës është plotësisht e pastër, pavarësisht reshjeve të dendura në zonën e Gjirokastrës dhe inertëve të shumtë që përrenjtë kanë sjellë nga malet. Është ndërhyrë menjëherë nga ARRSH dhe kompania kontraktore e mirëmbajtjes rrugore dhe hyrjet nga të dyja krahët e tunelit të Skërficës janë të pastra.

