Problem i ri për Trump/ Disa senatorë kundër nominimit të Tulsi Gabbard, si shefe e shërbimit të inteligjencës

schedule15:38 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 15:38 - 18 Dhjetor, 2024

Dhjetë senatorë amerikanë po mendojnë të votojnë kundër emërimit të Tulsi Gabbard, të nominuar nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, për postin e drejtoreshës së shërbimeve të inteligjencës.

Sipas burimeve  pranë ekipit të Trumpit,  Reuters raporton ekskluzivisht se Gabbard ka treguar “mungesë gatishmërie” për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira gjatë takimeve me anëtarë të të dyja dhomave të Kongresit amerikan.

Përveç kësaj, problematike mbetet edhe vizita e saj në Siri në vitin 2017, kur ajo u takua me ish-presidentin e kësaj republike, Bashar al-Assad, të cilin e ka mbështetur publikisht.

Ndërkohë që ekipi i Trumpit zyrtarisht deklaron se asnjë republikan nuk ka shprehur publikisht kundërshtimin për emërimin e Gabbardit, brenda partisë po zhvillohet një betejë e madhe për ta konfirmuar atë kur nominimet e 78-vjeçarit të kalojnë për votim në Kongres.

Pa votat e tetë senatorëve republikanë, Gabbard do t’i duheshin pesë vota nga senatorët e Partisë Demokratike, të cilën ajo e braktisi në vitin 2022.

Një tjetër emër i nominuar nga Trump është tërhequr tashmë. Bëhet fjalë për Matt Gaetz, i propozuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së.

Ai u tërhoq pasi shumë senatorë deklaruan publikisht se po shqyrtonin mundësinë për të mos votuar për të, për shkak të një hetimi që po zhvillohej mbi akuza për “sjellje të papërshtatshme”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!