Kryeministri paralajmëron bizneset/ Rama: Deklaroni pagat reale ose do keni penalitete!

schedule11:22 - 22 Tetor, 2024

schedule 11:22 - 22 Tetor, 2024

Deklaroni pagat reale ose do të përballeni me penalitete administrative dhe penale. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset që të mos abuzojnë me sigurimet pasi po grabisin pensionistet.

“Kemi një problem të madh me deklarimin e pagës reale dhe ne jemi shumë të vendosur që ta adresojmë. Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen në presionin e masave administrative për grabitjen e pensioneve”.

Kryeministri tha ndër të tjera se po punohet për të përdorur inteligjencën artificial për të ulur kontrollet e inspektorëvë në biznese.

Vitin e fundit skema e sigurimeve shoqërore ka pasur një përmirësim duke u shtuar me 300 mije kontribues por përsëri deficit mbetet rreth gjysem miliardi euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!