Pro Carës (por jo foltores)/ Duka, Mediu dhe Shehi, fushatë në Durrës për këshillin bashkiak

schedule23:12 - 18 Prill, 2023

schedule 23:12 - 18 Prill, 2023

Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi në vijim të turit elektoral, u ndalën në qytetin e Durrësit, ku konfirmuan përkrahjen për kandidatin Igli Cara, ndërsa për këshillat bashkiakë kërkojnë mbështetje për listat e tyre respektive.

Duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë në vend, Fatmir Mediu bëri apel që më 14 maj në Durrës dhe gjithë Shqipërinë të votohet ndryshimi.

“Opozita, e djatha ka detyrën e parë të bashkohet dhe të bashkojë shqiptarët. Oopozita duhet të jetë zëri i fortë i bashmimit të shqiptarëve, kudo ku janë ata” theksoi ai.

Ndërkohë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi justifikoi momentin e vështirë që kaloi opozita në vend dhe bëri apel për bashkim, për të fituar zgjedhjet.

“Unë them që opozita i ka të gjithë numrat e nevojshëm për të fituar zgjedhjet, njerëzit e duhur për të hipur në trbunën e zgjedhjeve, njerëzit e të ardhmes”, u shpreh Shehi

Sa i takon kandidatit, Igli Cara, ai prezantoi platformën e tij për qeverisjen e Durrësit, duke theksuar se historia, tradita dhe potenciali i qytetit do i kthehet banorëve, duke e shndërruar vendin në destinacionin kryesor turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!