LSI është shprehur kundër zgjatjes së afateve të Vettingut. Ka qenë deputeti i LSI, Petrit Vasili ai i cili ka deklaruar se kjo Reformë në Drejtësi është e kapur dhe ndaj LSI është shprehur kundër.
“Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, drejtësia nuk ka lëvizur fare, një drejtësi që do të zbarkonte në Kuvend. Kemi një Kuvend, vazhdimi i farsës së radhës, të një drejtësie të kapur. Farsë për të vazhduar ditët e një drejtësie të kapur”, tha Vasili.
Ai u ndal të fliste edhe për takimin e kryeministrit Edi Rama me disa përfaqësues të banorëve të ‘5 Majit’.
“Ato janë dhunuar, u është rrëmbyer brenda tani është një i pacipë që bën sikur do të bëjë bisedë me ta”, tha ai./abcnews.al/