Privohen nga shërbimet/ Lezhë, mungon infrastruktura për personat me aftësi ndryshe

schedule15:24 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:24 - 5 Korrik, 2024

Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime për personat me aftësi ndryshe në Lezhe ka mangësi të shumta.

Për të kaluar nga njëri trotuar në tjetrin paraplegjikët duhet të kenë ndihmës me vete sepse nuk ka rrampa, apo edhe aty ku janë nuk janë pranë vijave të bardha.

Megjithese vitet e fundit janë bërë ndërhyrje infrastrukturore në rrugë dhe godina, në to nuk është parashikuar nevoja për aksesin e personave me aftësi ndryshe.

Për të hyrë në drejktorinë e shërbimit social duhen kaluar 21 shkallë, për të hyrë në bibliotekë 17 dhe 20 shkallë duhen ngjitur për të hyrë zyrat e arsimit dhe në këtë situatë janë edhe institucione të tjera publike në Lezhë që e bëjnë të pamundur aksesin për personat me aftësi ndryshe.

Personat me aftësi të kufizuar shprehen se në këtë mënyrë ata ndihen të izoluar.

Stefan Frrokaj, prej vitesh vuan problemin me shikimin dhe ka vështirësi për të lëvizuar lirshëm në qytet.

Problematikat janë prezantuar gjate një takimi me aktorw tw ndryshwm në bashkitw Lezhë dhe Kurbin.