Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës të mos e pushojë hetimin për privatizimin e OSSH. Apeli i deputetit u bë në përfundim të përballjes së radhës me Shkëlzen Berishën në Gjykatën e Tiranës.
Nga oborri i Gjykatës së Tiranës, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje prokurorisë së kryeqytetit të mos pushojë hetimin e nisur për Sali Berishën, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe Ndue Kalajn për privatizimin e OSSH.
Deklarata e deputetit Balla u bë në përfundim të seancës së radhës të procesit gjyqësor ku ai është paditur për “shpifje” nga Shkëlzen Berisha. Në sallën e gjyqit, Balla tha se i qëndronte deklarimeve të bëra në emër të Shkëlzen Berishës gjatë punimeve të Komisionit hetimor Parlamentar për ccështjen CEZ.
Në padinë me palë kundështare deputetin Balla dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, paditësi Berisha pretendon se kreu i grupit të PS ka shpifur për të nga foltorja e drejtuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar të çështjes CEZ teksa ka thënë se ai kishte shmangur pagimin e taksave./abcnews.al