Privati rrit pagat/ BSH: Mungesa e fuqisë punëtore nxit rritjen e pagave me 12.7%

schedule14:16 - 17 Gusht, 2024

schedule 14:16 - 17 Gusht, 2024

Pagat në privat janë rritur me 12.7% në muajt e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë raporton se përshpejtimi i nivelit të pagave në privat është nxitur nga mungesa e fuqisë punëtore. Rritja e pagave vazhdon të jetë me bazë të gjerë sektoriale duke arritur në 12.7%, nga 11.6% në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Përshpejtim vihet re edhe në pagën reale ku rritja në tremujorin e parë u ngjit në 10.0%, nga 7.7% një tremujor më parë. Ndërsa bizneset vijojnë të raportojnë mungesën e fuqisë punëtore si faktor kufizues për zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Deri më tani, rritja e pagave ka gjetur një pasqyrim të pjesshëm tek çmimet e konsumit, duke sugjeruar se rritja e kostove është absorbuar pjesërisht nga rritja e produktivitetit dhe pjesërisht nga ulja e marzheve të fitimit për njësi të bizneseve. Dinamika midis këtyre dy faktorëve në të ardhmen do të jetë përcaktuese për ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!