Privatët rrisin pagat/ Raporti i Bankës së Shqipërisë: Shkak mungesa e punëtorëve

schedule14:08 - 24 Maj, 2023

schedule 14:08 - 24 Maj, 2023

Bizneset shqiptare kanë rritur pagat për të mos lejuar punonjësit që të largohen dhe kjo tendencë pritet të vijoj edhe përgjatë këtij viti.Paga mesatare në privat rezulton se ka pësuar një rritje me 14% gjatë 2022 e ndikuar nga mungesa e punonjësve të kualifikuar.

Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë Kjo ka detyruar rreth 50% të sipërmarrjeve që të rrisin pagat. Vetëm 14-20% e kompanive kanë miratuar rritje pagash bazuar në bazë të performancës së stafit. Bizneset deklarojnë se “mungesa e fuqisë punëtore” është kthyer në një problem serioz në zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Në raportin e Bankës së Shqipërisë dedikuar tregut të punës problematikat më të mprehta në procesin e punësimit konsistojnë në mospërputhjen e aftësive profesionale me kërkesat e vendeve të punës dhe në mos-dakordësi për nivelin e pages.

Në rreth 70% të rasteve, bizneset evidentojnë si problem “mungesën e ofertës në tregun e punës” dhe “emigracionin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!