Negociata të gjata, por që më në fund u finalizuan. Manchester United ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me “blutë” e Chelsea, për transferimin e “fantazistit”, Mason Mount për shifrën e 60 milionë paundëve, e cila do të ndahet në sistemin 55+5 milionë bonus.
Sipas, raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, 24-vjeçari anglez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve fizike javën e ardhshme e më pas do të nënshkruajë si lojtari më i ri i “djajve”.
Nga ana tjetër, Mount ka përfituar një kontratë e cila do të zgjasë për 5 vitet e ardhshme, me opsioni rinovimi edhe për 1 tjetër vit, teksa duket qartazi që “fantazisti” do të jetë një pjesë kyçe e skemave të teknikut Ten Hag.
Ndërkaq, kujtojmë se sezoni që sapo lamë pas, Mount zbriti në fushë për “londinezët” plot 35 herë në të gjitha kompeticionet e gjatë këtyre performancave arriti të shënojë 3 herë, si dhe të asistojë shokët e tij në 6 raste të tjera. /i.m /abcnews.al