Pritjes i vjen fundi, tekniku Marco Giampaolo i pranishën në kursin “UEFA Pro” të FSHF-së

schedule15:25 - 13 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 13 Nëntor, 2023

U zhvillua ditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” leksioni i radhës në kursin UEFA PRO. I ftuari special i Federatës Shqiptare të Futbollit në këtë seancë të radhës të kursit ishte trajneri i mirënjohur Italian, Marco Giampaolo, i cili mbajti një leksion të gjatë nëpërmjet një video-call për të gjithë kursantët e këtij edicioni, por edhe për trajnerë nga “Abissnet Superiore” si Julian Ahmataj dhe Dritan Mehmeti.

Leksioni u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së Fulvio Pea së bashku me Drejtorin e Sektorit të Edukimit, Sulejman Starova.

Tema e prezantuar nga Marco Giampaolo kishte të bënte mbi ndërtimin e lojës në fazën sulmuese dhe pjesë e referimit ishin edhe shtatë pjesëtarët e stafit të trajnerit italian. Tekniku italian shpjegoi disa situata të lojës të ilustruara me fotot dhe video, si dhe rolin e çdo lojtari në fushë duke nisur nga portieri e deri te sulmuesi kryesor.

Gjithashtu ai tregoi edhe mënyrën e analizimit të një ndeshjeje pas përfundimit të saj, por edhe rolin e video-analistit, i cili është shumë i rëndësishëm për stafin e një klubi në futbollin modern. Pas përfundimit të leksionit, trajneri iu përgjigj edhe disa pyetjeve të drejtuara nga Drejtori Teknik në FSHF, Fulvio Pea dhe pyetjeve të pjesëmarrësve.

Kursi “UEFA PRO” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur që prej muajit shtator të këtij viti dhe shpeshherë pjesë e leksioneve janë edhe trajnerë të njohur në vendin tonë por edhe të ftuar special nga jashtë vendit. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!