Pritjes i vjen fundi, mbyllet numërimi i votave në Tiranë, rezultati final sa mandate marrin PD, PS, LSI

schedule06:33 - 28 Prill, 2021

schedule 06:33 - 28 Prill, 2021

Mbyllet numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë për partitë. Kutitë e kryeqytetit ishin të fundit. Mëngjesin e ditës së mërkurë në orën 06:31 minuta KQZ njoftoi se ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit për partitë në qarkun e Tiranës, në total 1243. Në qarkun më të madh në vend që nxjerr 36 deputetë, PS ka fituar 226842 vota ose 48.67%, e përkthyer në 18 mandate.

 

Partia Demokratike ka fituar 182335 vota, ose 39.12% e përkthyer në 15 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e tretë me 27945 vota ose 6.00%, 2 mandate në parlamentin e ri. Surpriza Tom Doshi me PSD-në, 13273 vota ose 2.85%, një deputet.

Me mbylljen e numërimit të fletëve të votimit për partitë, sot në 09:00 do të nisë numërimi për votat preferenciale për kandidatët, pra tashmë “lufta” zhvendoset nga kundërshtari përballë brenda partisë për të thyer hersin. Në zgjedhjet e 25 Prillit PS mori 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3./ db/ Abcnews.al