Pritjes i erdhi fundi, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

schedule14:57 - 26 Mars, 2021

schedule 14:57 - 26 Mars, 2021

Aktorja e njohur, Emma Stone është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e kanë konfirmuar mediat ndërkombëtare, të cilat thonë se ylli i “La La Land” lindi fëmijën e saj të parë me burrin Mccary.

Nuk dihet ende gjinia, nëse Stone ka lindur një djalë apo vajzë, por gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në vijim.

Stone, 32 vjeç dhe Mçary, 35 vjeç, kanë qenë shumë privatë në lidhje me jetën e tyre personale, por aktorja u pa me bark të rrumbullakosur në janar 2021.

Çifti njoftuan fejesën e tyre në dhjetor 2020 pas dy vitesh lidhje. Mccary i propozoi Stone me një unazë fejese me perla, në vendin ku ata u takuan për herë të pare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!