Pritje “ukrainase” në Tiranë/ Rama e pret Zelenskin me ekspozitë nga fotografitë e luftës

schedule14:00 - 28 Shkurt, 2024

schedule 14:00 - 28 Shkurt, 2024

Tirana, e posaçërisht godina kryeministrore, fliste gjuhën e ukrainasve të këtyre dy viteve nën sulm ushtarak.

Presidenti Volodymir Zelensky u prit nga kryeministri Rama mes imazheve të luftës që zhvillohet atje, ndërsa vetë atë e cilëson liderin e rezistencës heroike ukrainase.

Vetë Presidenti ukrainas para nisjes së takimeve, shkroi në rrjetet e tij, se këtë të mërkurë është duke punuar nga kryeqyteti shqiptar, ndërsa pritësin e tij, Edi Ramën e cilësoi mik të palëkundur.

Në ardhjen e tij për herë të parë në Tiranë, për samitin Ukrainë-Evrope Juglindore, që për qëllim ka gjetjen e rrugëve të paqes.

Ndërkohë në takimin zyrtar bilateral, Rama dhe Zelenski firmosën një traktat miqësie, që forcon dhe promovon miqësinë Shqipëri- Ukrainë.

“Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë.

Zelenski mori një libër me piktura nga shefi i qeverisë shqiptare.

Ndrësa Presidenti ukrainas i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen e dhënë Ukrainës dhe popullit të saj në këto dy vite të vështira lufte./abcnews.al