Disa familje krutane protestuan përpara Gjykatës së Apelit, ku kërkuan përshpejtim të seancave gjyqësore lidhur me një ankim që është depozituar ndaj tyre në këtë gjykatë nga Nikolin Lleshi, i cili ka humbur betejën ligjore për një çeshtje pronësie ndaj këtyre familjeve në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
Prej korrikut 2023, këta banorë janë në pritje të nisjes së procesit gjyqsor në Apelin e Tiranës. Vendimi i gjyqtarëve që i dha të drejtë 30 familjeve, duke kaluar në favor të tyre 3 godina pallatesh, u ankimua në Apel nga pala tjetër.
Prej më shumë se dy vitesh, në Apelin e Tiranës nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqsore, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm.
Banorët paralajmëruan se në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga gjykata, ata do protestojnë sërish, deri ne momentin qe do të fitojnë drejtësi madje disa prej tyre shprehen se janë në moshë të thyer dhe ende nuk po gëzojnë banesat e tyre.

