Priti sa të mbushte moshën, Sadio Mane martohet me një 18-vjeçare

schedule16:41 - 9 Janar, 2024

schedule 16:41 - 9 Janar, 2024

Sadio Mane ka shënuar një nga golat më të bukur, ndonëse jo futbollistik, të karrierës së tij, teksa befas u bë e ditur se ai ishte martuar.

Sadio Mane, 31-vjeç, nuk kishte bërë asnjëherë që mediat të merreshin me jetën e tij jashtë fushës, përjashtuar bamirësit që ai ka bërë gjithmonë, por nga ana e jetës private, ai kurrë nuk ka qenë i lidhur me një vajzë.

“Pse-ja” u shpjegua kur u zbulua martesa e tij me 18 vjeçaren Aisha Tamba, e cila ishte e destinuar të ishte gruja e tij që në vitet e adoleshencës. Një mysliman i devotshëm, Mane kishte treguar qëllimet e tiitij me Aishen duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e saj deri sa ajo mbaroi shkollën dhe u rrit, e tani është gruaja e ish-yllit të Liverpool./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!