Pritet zyrtarizimi i Lilaj te Dinamo, ish-lojtari i Laçit zbarkon në Rrogozhinë

schedule12:00 - 5 Janar, 2022

schedule 12:00 - 5 Janar, 2022

Dinamo ka rikthyer në kampionatin shqiptarë Sabien Lilaj, ku ky i fundit është parë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe siç raporton “Panorama Sport”, ish-lojtari i Prishtinës është lojtari më i ri i skuadrës së Dinamos.

Zyrtarizimi i Lilaj pritet të ndodhi në ditët e ardhshme.

Mesfushori i cili e mbylli përvojën e tij me Prishtinën për shkak të problemeve me pagesat, do të kthehet në Abissnet Superiore, pas eksperiencave që më parë ka pasur me Skëndërbeun dhe Tiranën.

Nga Laçi në Rrogozhinë, ky është itenerari i Ilirid Ademi. Ish-lojtari i Laçit gjatë pjesës së parë të sezonit është stërvitur me skuadrën e Egnatias.

“Panorama Sport” bën me dije se lojtari është pjesë e grupit të rrogozhinasve por akoma nuk është njoftuar nëse mes palëve është arritur një marrëveshje apo lojtari është në provë, ku Ademi shpreson të bindë drejtuesit për të vazhdua të luajë për Egnatian.

Kujtojmë se Egnatia është skuadra më aktive gjatë kësaj merkatoje, ku regjistron 7 lojtarë të larguar dhe vetëm 3 afrime zyrtare.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!