Pritet vetëm zyrtarizimi, skuadra e Ivan Balliut mbetet pa trajner

schedule21:26 - 13 Shkurt, 2024

schedule 21:26 - 13 Shkurt, 2024

Pritej të zgjaste më shumë, por nuk ishte e thënë. Pas vetëm 7 muajsh, “epoka” e teknikut, spanjoll, Francisco Rodriguez në krye të stolit, të Rayo Vallecano ka ardhur në fund, me 45-vjeçarin, i cili nuk ka bindur mjaftueshëm drejtuesit e klubit, që ka rënë në vendin e 14-të të tabelës, me 24 pikë, pas 24 javësh.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, bordi i skuadrës spanjolle, pjesë e së cilës është edhe anësori i Kombëtares sonë, Ivan Balliu, ka njoftuar teknikun për shkarkimin e tij dhe pasditen e kësaj të hëne është zhvilluar një mbledhje për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës, ndërsa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi i vendimit.

Rezultatet e fundit zhgënjyese të “madrilenëve” ishin fatale për 45-vjeçarin, që e ka udhëhequr në 4 humbje e 1 barazim radhazi dhe vetëm një fitore, në 15 përballjet e fundit. Ndërkaq, në 27 sfidat e zhvilluara nën drejtimin e teknikut “iberik”, Rayo Vallecano ka arritur të sigurojë, mesatarisht, 1.12 pikë, në 27 ndeshje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!