Pritet vetëm vendimi zyrtar, Polonia do të shkarkojë Fernando Santos

schedule12:48 - 13 Shtator, 2023

schedule 12:48 - 13 Shtator, 2023

Pas humbjes në Tiranë ndaj Shqipërisë, shkarkimi i Fernando Santos dukej çështje kohe. Gjatë shtatë muajve të mandatit të tij si trajner i kombëtares polake, portugezi nuk tregoi asnjë ide për ekipin e tij dhe qasja në konferencat për shtyp ishte zhgënjyese.

Kontrata e Santos ishte e vlefshme të paktën deri në përfundim të raundeve kualifikuese, ndaj nëse do të zgjidhej kontrata , do t’i duhej të paguhej një shumë e konsiderueshme largimi.

Megjithatë, siç raporton “Przegląd Sportowy”, avokatët e trajnerit aktual kanë pranuar kushtet e Federatës Polake të Futbollit. “Një luftë e ashpër”, e quan gazeta. Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar për shkarkimin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!