Pritet vendimi i gjykatës italiane për fondet e partisë Lega

schedule12:40 - 5 Shtator, 2018

schedule 12:40 - 5 Shtator, 2018

Në orët e ardhshme gjykata italiane në Xhenova pritet të vendosë nëse do të zgjasë ende bllokimin e fondve të Legës, partisë së Salvinit, e cila akuziohet se ka përdorur dhe ka mbledhur fonde në mëyrë të paligjshme. Një dënim që do i kushtinte partisë së parë në vend rreth 49 milionë euro.

Lideri i Legës, Mateo Salvini, u shpreh se nuk do të jenë gjykatësit që do të shkatërrojnë atë që aktualisht është parti e parë në Itali. Ministri i Brendshëm italian u shpreh optimist për vendimin që pritet të dalë gjatë ditës në procesin gjyqësor, ku partia e tij akuzohet se ka përdorur fonde të paligjshme.

Salvini shtoi se nëse gjykata do të vendosë të zgjasë bllokimin e fondeve të Legës përfshirë dhe shumat që mund të vijnë në të ardhmen deri në 49 milionë euro, atëherë partia që të gjithë njohin nuk do të ekzistonte më.

Prokurorisë i duhet të vërtetojë se ekziston ende një lidhje mes Legës së vjetër të Umberto Bossi dhe Francesko Belsito, të dy të dënuar për mashtrim në dëm të shtetit, dhe asaj aktuales.

Në fund të deklaratës së tij për media Salvini premtoi se Lega është dhe do të jetë me apo pa para, e dënuar ose jo. Kjo sepse Lega është populli italian dhe atë nuk e ndalon askush./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!