Pritet të zhvarroset trupi i Whitney Houston për autopsi të detajuar, ku dyshojnë hetuesit

schedule18:39 - 18 Shkurt, 2021

schedule 18:39 - 18 Shkurt, 2021

Diva e muzikës, Whitney Houston ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare 9 vite më parë. Vitin e kaluar u njoftua se rezultateve të autopsisë i erdhi fundi, por tani hetimi po rihapet sërish për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Trupi i Whitney do të duhet të zhvarroset pasi ajo dyshohet se është e vrarë nga i dashuri i saj Nick Gordon.

“Nick Gordon kishte një motiv, por edhe një mundësi për ta vrarë atë. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për t’u hetuar”, thanë inspektorët.

“Nick ishte i pranishëm kur Whitney u gjet në vaskë”, tha një burim anonim për revistën Globe.

Autopsia e përmendur tregoi gjendjen e frikshme shëndetësore të këngëtares në momentin e vdekjes. Ajo u gjet e vdekur më 11 shkurt të vitit 2012 në vaskë pas mbidozës me kokainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!