Julian Assange është vetëm disa javë larg ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, pasi Priti Patel nënshkroi sot një urdhër për dërgimin e tij në Virxhinia për t’u përballur me akuzat për spiunazh. Ai pritet të dënohet me 175 vite burg, sipas mediave të huaja.
Sekretari i Brendshëm ka vulosur urdhrin e lëshuar nga një gjykatës në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit për themeluesin e WikiLeaks në Amerikë, ku do t’i dorëzohet agjentëve federal.
Assange, i cili aktualisht ndodhet në burgun Belmarsh të sigurisë maksimale në Londrën juglindore, ka 14 ditë për të apeluar vendimin. Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve britanike ekstradimin e Assange në mënyrë që ai të gjykohet mbi 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuterësh.
Prokurorët amerikanë kanë deklaruar se Assange ndihmoi në mënyrë të paligjshme analisten e inteligjencës së ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet e klasifikuara diplomatike dhe dosjet ushtarake që WikiLeaks i publikoi më vonë, duke rrezikuar kështu një grup njerëzish.
/abcnews.al