Pritet përkeqësim i motit, pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari

schedule11:04 - 4 Shkurt, 2023

schedule 11:04 - 4 Shkurt, 2023

Drejtoria e Përgjithshme detare ka njohtuar se tragetet që do të operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen ditë e sotme për shkak se pritet përkeqësim i motit. Është pezullar gjithashtu lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla deri në përmirësimi e situatës së motit.

Ndërsa operimi i tragetit të linjës Durrës -Ankona-Durrës do vijojë normalisht. Sa i përket portit të Vlorës, linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht. Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë noramalisht.

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e hënë. Drejtoria e Përgjithshme Detare do të njoftojë në vijëmësi për çdo ndryshim të situatës meterologjike dhe operimit te mjeteve lundruese në Portet e Republikës së Shqipërisē./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!