Icardi mund të jetë pranë një rikthimi në Milano. Milan është në kërkim të një sulmuesi, pasi Zlatan nuk është më pjesë e klubit, Rebic në listën e shitjeve dhe Giroud, ndoshta nuk premton për më gjatë.
Kështu, kuqezinjtë kanë hedhur sytë për një sulmues “bomber” në formë të mirë dhe Mauro Icardi është njëri prej tyre.
Icardi e do shumë Milanon dhe këtë gjë e ka bërë publike disa herë. Pas një sezoni fantastik në Turqi me fanellën e Galatasaray, në 26 ndeshje të luajtura në total, argjentinasi ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar plot 8 herë, shifra të ngjashme me periudhën kur luante për Interin.
Në ditët e fundit kanë filluar kontaktet me Milanin. Ende nuk ka ndonjë negociatë të vërtetë, por diçka po lëviz. 30-vjeçari është ende në kulmin e karrierës së tij dhe PSG mund ta lejojë të largohet për një shifër prej 15-20 milionë euro. Pengesa e vetme mund të bëhet paga e Icardit, i cili përfiton 7 milionë euro në sezon./h.ll/abcnews.al