Pritet me duartrokitje dhe ovacione, Zelensky në parlamentin britanik: Jam këtu për të përfaqësuar luftëtarët ukrainas

schedule14:13 - 8 Shkurt, 2023

schedule 14:13 - 8 Shkurt, 2023

Presidenti Zelensky ka mbërritur sot në Britaninë e Madhe në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar. Kjo pason vizitën e tij në SHBA në dhjetor.

Deputetët, kolegët, gazetarët, klerikët dhe personalitetet e ndryshme kanë qenë të gjithë të pranishëm për të dëgjuar fjalimin e Zelenskyt në Ëestminster Hall. I pranishëm ishte gjithashtu edhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson.

Ai u prit me duartrokitje që vazhduan për disa minuta teksa qëndronte në skenë. Kryetari i Dhomës së Komunave Lindsay Hoyle ka nisur fjalimin duke përshkruar takimin e parë me Zelenskyn.

“Nuk e dinim se marrëdhënia jonë do të forcohej në kohë kaq të trazuara”, tha ai.

Ai e përshkroi fjalimin e parë, nga Presidenti Zelensky në Commons marsin e kaluar, duke e përshkruar atmosferën si “elektrizuese”.

Në nisjen e fjalimit të tij, presidenti ukrainas tha se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të përfaqësuar luftëtarët ukrainas.

“Në emër të heronjve tanë të luftës që janë në llogore duke mbrojtur Ukrainën kundër raketave armike”, shton Zelensky. Ai falënderon Britaninë e Madhe për aftësitë e pajisura për ushtarët e tij dhe ata që stërviten për të luftuar në vijën e parë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!