Pritet derbi i zjarrtë, publikohen formacionet zyrtare Tirana-Dinamo

schedule16:38 - 17 Mars, 2024

schedule 16:38 - 17 Mars, 2024

Tirana dhe Dinamo do të përballen në sfidën e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.

Pritet të jetë një derbi i zjarrtë mes dy skuadrave të kryeqytetit edhe për shkak të renditjes dhe pikëve që kanë.

Bardheblutë vijnë në këtë duel pas barazimit me Egnatian, ndërsa dinamovitët kanë pasur më shumë kohë për të punuar këtë sfidë pas shtyrjes së ndeshjes me Teutën javën e shkuar.

Trajnerët Fagu dhe Mehmeti kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel./ h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare

TIRANA: Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Lushkja, Latifi, Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Nikqi

Trajner: Erbim Fagu

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja, Kaccori, Denison, Behiratce, Qefalija, Smacci, Lorran, Vila

Trajner: Dritan Mehmeti