Priten reshje të dendura shiu/ Ministria e Mbrojtjes apel bashkive: Të marren masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve

schedule13:10 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 13:10 - 22 Dhjetor, 2024

TIRANË- Shqipëria pritet të përfshihet nga mot i keq dhe me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes ka apeluar për strukturat qendrore dhe vendore, që të jenë në gatishmëri, me qëllim evitimin e përmbytjeve të mundshme.

Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë pesë qarqe si; Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Kurse në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: 

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport. Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!