Pritej transferimi në paraburgim, por Bledar Toçi shtrohet tek infektivi në Durrës

schedule11:21 - 16 Tetor, 2019

schedule 11:21 - 16 Tetor, 2019

Përgjegjësi i sigurisë së Brendshme të Burgut Durrës, Bledar Toçi  që qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur Dritan Haxhollin e për pasojë mbeti dhe vetë i plagosur, ka lënë një nga dhomat e reanimacionit.

36-vjeçari ndodhet i shtruar në një nga dhomat e infektivit në spitalin e Durrësit. Kjo lëvizje vjen në një kohë që gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve ishte e mirë dhe pritej transferimi i tij drejt ambienteve të paraburgimit.

Nuk dihet pse 36-vjeçari është shtruar në një nga dhomat e infektivit, pasi mjekët e këtij reparti mbeten të rezervuar në dhënien e këtij informacioni. Edhe në këtë repart Bledar Toçi ruhet nga efektivë të policisë.

Ai ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Kavajës të dielën e kaluar. Mbi Toçin prokuroria ka ngritur dy akuza atë të vrasjes me dashje si dhe prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. E gjithë ngjarja u zhvillua në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë./abcnews.al