Pritej kalimi te Partizani, Da Silva firmos jashtë Shqipërie

schedule13:45 - 25 Korrik, 2022

schedule 13:45 - 25 Korrik, 2022

Partizani priste të firmoste me ish-lojtarin e Vllaznisë, Victor Da Silva, por ky i fundit ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

Sulmuesi i njohur brazilian ka gjetur marrëveshjen me Olympiacos Nicosia. Ai është prezantuar ditën e sotme në klubin qipriot për të vijuar aventurën në sezonin e ri futbollistik. Në njoftimin e bërë për mediat thuhej:

“Olympiacos Nicosia raporton se ka arritur marrëveshjen me Victor Da Silvën, ku ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Ai ka luajtur për Chievo Verona, Pescara, Brescia dhe në fund Vllaznia, me të cilën fitoi një Kupë Shqipërie. Ne i urojmë mirëseardhjen futbollistit, i urojmë shëndet, forcë dhe suksese me fanelën e Olympiacios”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!