Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Pritë” në Tapizë, bllokohet makina me thasë me kanabis, kapen dy trafikantët

schedule09:50 - 23 Nëntor, 2021

schedule 09:50 - 23 Nëntor, 2021

41 kg kanabis janë sekuestruar në një operacion të koduar “Nikla” ndërsa 2 persona janë arrestuar, M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël.

Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në aksin rrugor Nikël-Tapizë bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me kanabis.



Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!