Një person rezulton të jetë zhdukur prej një jave. Bëhet fjalë për Agim Shehu nga Kostenja, i cili rezulton i humbur që prej datës 04.07.2021.
Vendndodhja e tij e fundit ka qenë “Lugu Desë ” Martanesh. Shehu ka qenë duke punuar dhe nxjerrë lëndë drusore për shtylla miniere. Banorët kanë shkuar në pyll për ta kërkuar, por janë gjetur vetëm motorsharrën që ai përdorte për të prerë dru.
Është lajmëruar edhe policia e Librazhdit, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtarë. e.l/abcnews.al/