“Prisni rripin se unë vdiqa”, ABC News sjell historinë e të riut të paralizuar nga betonierja

schedule09:37 - 10 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 10 Shtator, 2020

Në ABC-ja e mëngjesit, ditën e sotme fokusi është vendosur tek historia e 35-vjeçarit, i cili si shkak i një aksidenti në punë mbeti i paralizuar.

Por mungesa e mbështetje ekonomike nga institucionet përkatëse i ka vështirësuar edhe më shumë jetesën.

35-vjeçari Gazment Çobo i cili punonte në ndërtim, gjatë aktivitetit në punë pati një aksident, nga i cili mbeti i paralizuar.

Pas një bllokimi të rripit të makinerisë së betonit, siç ai tregon, shkoi për të parë defektin që kishte dhe për ta pastruar, por në ato momente është ndezur makineria dhe ky, ka qenë momenti fatal që i shkaktoi aksidentin. Ai tregon se në ato momente në të cilën ka ndodhur ngjarja nuk mban mend shumë detaje, por kujton se shokut të tij i ka thënë: “Prisni rripin se unë vdiqa”, shprehet ai, ndërsa shton: “Nuk e di nëse kam rënë poshtë apo kam qenë lart”.

Lexo edhe: U paralizua në punë, bashkëshortja rrëfen dhimbjen dhe vështirësitë ekonomike

Sot ai është i paralizuar, dhe lëviz vetëm njëri krah, pas nga aksidenti ka mbetur i paralizuar nga qafa e poshtë.

Gjatë intervistës në Abc-ja e mëngjesit, ai tregon se nuk ka marrë asnjë shpërblim, por deri më tani ja kanë dalë vetëm me ndihmën e familjarë që jetojnë jashtë.

Gjithashtu ai thekson as asnjë institucion shtetëror apo kompania në fjalë nuk ka bërë asnjë veprim dhe se nuk është marrë asnjë masë për të ndihmuar më shpenzimet ekonomike.

Lexo edhe: I paralizuar dhe i braktisur, Kryqi i Kuq Shqiptar: Do të ndihmojmë familjen Çobo

E vetmja ndihmë që tregon se ka marrë është ndihma për shpenzimet e trajtimit shëndetësor është rreth 1 milion lekë.

Ndërkohë avokati Kujtim Cakrani në një lidhje telefonike në ABC-ja e mëngjesit në lidhje me këtë situatë u ndal të çështja ligjore.

Ai sqaroi se në 16 tetor të 2018 ka pësuar një aksident gjatë punës në një kompani private, ku edhe ishte i punësuar.

“Prokuroria gjatë kësaj periudhe ka regjistruar procedimin penal, ku është dukur sikur ka kryer veprime procedurale, por në fakt rezulton në dosje se nuk ka kryer veprime. Po ashtu i ka kërkuar Gjykatës pushimin e çështjes që të mos penalizohet asnjë nga kompania.

Kjo çështje ka mbetur pa fajtorë. Pra Prokurori i kërkoi Gjykatës pushimin përfundimisht të kësaj çështje. Ne sot e sjellim në Gjykatën e Gjirokastrës pasi e kemi studiuar edhe çështjen, sepse dosja ka mungesa dhe ka nevojë për hetime të mëtejshme, sepse ka shkelje të rënda si nga ana e kompanisë por edhe nga ata që duhet ta ndiqnin këtë ngjarje”, shpjegoi avokati.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!