Atalanta është kthyer në një realitet shumë të bukur, në Serie A dhe Champions League. Ekipi bergamask, pjesë e të cilit është edhe Berat Gjimshiti, zhvillon prej disa vitesh futbollin më të bukur në Itali.
Ritëm dhe intensitet i lartë, guxim dhe aspak frikë për të sulmuar, dhe gola, shumë gola. Strategu Gian Piero Gasperini ka folur rreth situatës së Atalantës në prononcimin e dhënë për L’Eco di Bergamo.
“Ndihem si në shtëpi në Bergamo. Në të ardhmen shoh një Atalantë edhe më të fortë, absolutisht më të fortë… Dy vitet në Champions League na kanë përmirësuar teknikisht dhe mentalisht.
Klubi është përmirësuar në aspektin ekonomik, drejtuesit kanë më shumë eksperiencë tani. Familja Percassi është më e aftë dhe më e fortë. Bilancet tona janë të shëndosha.
Vetëm Interi dhe Juventusi ndoshta kanë diçka më shumë se ne, me skuadrat e tjera konkurrojmë pa frikë, siç konfirmohet nga ndeshjet që kemi zhvilluar.
Nuk dua ta dëgjoj shprehjen është e vështirë të përmirësohesh, pasi gjithçka mund të përmirësohet. Në merkato kemi nevojë për lojtarë gati, nga ata që e njohin mirë kampionatin.
Në aspektin sasior është e rëndësishme të kemi ekuilibër në të gjitha repartet. Jam i kënaqur me merkaton që kemi bërë, jemi një hap para krahasuar me sezonin e kaluar“, theksoi trajneri italian. /abcnews.al