“Prisja një Angli ndryshe nga tre ndeshjet e para”, Pano: Luajtën gabim në mbrojtje

schedule23:16 - 30 Qershor, 2024

schedule 23:16 - 30 Qershor, 2024

Po të mos ishte për Jude Bellingham do të kishin përjetuar një prej rezultate më zhgënjyese në historinë e tyre. Krijuesit e futbollit ja kanë dalë me shumë vështirësë, të sigurojnë fazën tjetër të Euro 2024, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Sllovakinë, vetëm pas përfundimit të kohës shtesë.

Mbi këtë temë, dhe jo vetëm u fol edhe në studion e “EURO KUQEZI”, në ABC News, nga ku ish-futbollisti i Kombëtares sonë, Ledjo Pano ka analizuar edhe lojën e anglezëve, ku përveç se nxorri në pah gabimet e “Tre Luanëve” shtoi se nëse luajnë në të njëjtën mënyrë ndaj Zvicrës, “Helvetët” mund të arrijnë një fitore të lehtë.

“Ishte një ndeshe ku prisja që Anglia të ishte shumë më mirë se ajo Angli e tre ndeshje të para, por në fund më erdhi shumë keq për Sllovakinë, pasi dhanë maksimumin, por ai gol i Bellingham rizgjoi anglezët dhe i dha shumë besim.

Trajneri i Sllovakisë e kishte lexuar shumë mirë Anglinë dhe i bëri presing larg, duke mos e lejuar të lëvizë topin. Stones ishte shumë lart dhe nuk mund t’i kapte në kohë kundërshtarët. Sllovakia para golit e rrezikoi dy herë portën e Anglisë dhe prap e rrezikoi edhe më pas, por thjesht ata nuk patën një Kane apo një Foden, për të rrezikuar më shumë kundërshtarin.

Kombëtëarja ka një stil loje ndryshe nga klubet. Foden luan në qendër te City, Southgate e ka vendosur në krah, por ajo që vura unë re ishte mënyra e gabuar që Anglia luajti në mbrojtje. Stones ishte jashtë forme, Trippier është mbrojtës i djathtë luan në krahun e majtë dhe kjo gjë sjell difekte në prapavijë.

Pas kësaj ndeshje duket se Zvicra do ta ketë shumë të thjeshtë përballë Anglisë, sidomos për shkak të zëvendësimeve që bëri Southgate”,- u shpreh Pano. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!