Barazim 2-2 me gola në ndeshjen Fushë Kosova-Prishtina, takim që mbylli javën e tetë në kampionatin elitar të Kosovës.
Ardian Muja kaloi kryeqytetasit në avantazh në fundin e pjesës së parë, teksa e dyta ishte shumë e bukur.
Prishtina e filloi me gol të dytën, duke kaluar në avantazh të dyfishtë me anë të Hasan Hysenit.
Por vendasit nuk u demoralizuan, reaguan dhe evituan humbjen në minutat shtesë të takimit.
Armend Abazi ekzekutoi saktë një penallti. Sfida u rihap, ndërkohë që në “limite” erdhi goli i sllovenit Dominik Ivkic.
Fushë Kosova ngjitet në kuotën e 2 pikë. Ndërsa bardhekaltrit renditen në vendin e pestë me 11 pikë. 8 larg kreut.