Prishtina trondit Dritën, Ballkanin e ndal Gjilani. Feston Trepça ‘89

schedule14:56 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:56 - 24 Shkurt, 2021

Prishtina mundi të marrë sot një fitore shumë të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Dritës në ndeshjen e javës së 21-të të Superligës së Kosovës.

Bekteshi hapi sfidën në minutën e 17-të, duke i dhënë udhën e duhur për skuadrën e Prishtinës kësaj ndeshje. Drita e pati të vështirë të rikthehet në ndeshje dhe të gjejë golin e barazimit.

Në pjesën e dytë skuadra e Nuhiut u tregua nervoze dhe këtë e reflektoi qartë kartoni i kuq i Onoka në minutën e 60. Në superioritet numerik Prishtina kishte gjithçka në kontroll dhe gjeti edhe golin e dytë, me Bardhokun në të 87-ën.

Ndeshja tjetër, Gjilani-Ballkani u mbyll me shifrat e barabarta 1-1. Ky rezultat nuk i shkon përshtat asnjërës prej ekipeve, teksa Ballkani kishte mundësinë të shkëputej nga Drita e vendit të dytë.

 

Për Ballkanin shënoi Zeka, ndërsa Gjilani barazoi me Nikac. Në ndeshjen tjetër Trepça ’89 mundi Llapin me shifrat minimale 1-0. Vendosi goli i Darëish në minutën e44-t. /abcnews.al