Prishtina thyen Shkëndijën e Gjokës, Drita “manita” Superioreje

schedule15:55 - 16 Nëntor, 2019

schedule 15:55 - 16 Nëntor, 2019

Prishtina dhe Drita kanë fituar miqësore e programuara për ditën e sotme. Bardhekaltrit ishin mysafirë të kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës, e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, u mposht me rezultatin 1-2.

Endrit Krasniqi shënoi kur kishte kaluar gjysmë ore lojë dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Prishtinës. Në të dytën u akordua një penallti, që u kthye në gol nga sulmuesi Ahmed Januzi. Elezi në fund ngushtoi shifrat, teksa realizoi për Shkëndijën.

Drita kishte një miqësore më të lehtë, ndaj Vllaznisë së Pozheranit. Pesë gola të realizuar, nga lojtarë që kanë provuar Kategorinë Superiore. Shabani (Teuta) dhe Emini (Kukësi) shënuan nga dy herë, ndërkohë që gjeti rrugën edhe shkodrani Erjon Vucaj.

MIQËSORE –  E SHTUNË, MË 16 NËNTOR

Drita-Vllaznia Pozheran 5-0
Shënues:
Vucaj, Shabani (2), Emini (2)

Shkëndija – Prishtina 1:2 (0:1)
Shënues:
Elezi 81’ / Krasniqi 29’, Ahmeti (pen) 69’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!