Prishtina synon të rikthehet te titulli kampion sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas po zhvillojnë një merkato super. Sabien Lilaj, Leutrim Kryeziu, Besnik Krasniqi, Nikson Memaj, Mërgim Pefqeli, Donat Hasanaj, Albin Prapashtica dhe Behar Maliqi janë afruar deri tani.
Mediat dardanë raportuan disa më parë edhe akordin me Gledi Micin, mbrojtësin e njohur të krahut të majtë, i cili ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës në dy sezonet e fundit. Një emër tjetër që përflitet për kalimin te Prishtina është Dejvi Bregu.

Indeksionline zbulon se drejtuesit e rekordmenëve të futbollit kosovar, kanë nisur negociatat me sulmuesin e njohur nga Vlora, i cili ishte pjesë e Skënderbeut prej korrikut të vitit 2018. Bisedimet po shkojnë mbarë dhe marrëveshja finale me sulmuesin 24-vjeçar është çështje kohe. /abcnews.al