Prishtina ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër Dritës, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të në IPKO Superliga. Kryeqytetasit janë mjaftuar me një gol të Thaçit në minutën e 82-të, për të marrë tri pikë të vyer dhe për të komplikuar tepër renditjen në kampionat.
Kreun e renditjes e ruan Gjilani, me 24 pikë, ndjekur nga Ballkani me 23 dhe Drita me 21. Prishtina ngjet shumë pozicione me këtë triumf dhe tashmë renditet e katërta, me 20 pikë, aq sa ka dhe Llapi në vend të pestë.
Drita kishte mundësinë të ngjitej në vend të parë nëse triumfonte përballë Prishtinës, por nuk ia doli dhe tashmë, të gjitha skuadrat duken pretedente për titullin kampion në Kosovë./abcnews.al
IPKO Superliga, java 11
Prishtina – Drita 1-0
Thaçi 82′