KOSOVË- Prishtina vijon prej katër ditësh pa transport. Kjo si pasojë e protestave të mbajtur nga transportuesit publikë.
Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, ka bërë të ditur se protesta e transportuesve publikë dhe privatë do të vazhdojë edhe sot, duke nisur nga ora 11:00.
Ai deklaroi për mediat në Kosovë se greva e tyre do të vazhdojë deri në momentin që Komuna e Prishtinës të shlyejë borxhin që kanë ndaj operatorëve publikë dhe atyre privatë.
“Protesta vazhdon edhe sot që nga ora 11:00, pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës, aty ku është çerdhja e asaj që neve jemi të detyruar të kryejmë detyrimet ndaj Komunës, dhe Komuna të shlyejë borxhet ndaj Trafikut Urban, dhe transportin publik në përgjithësi, ku bën pjesë edhe sektori privat”, tha Gashi.
Ai iu kërkoi falje të gjithë qytetarëve të Prishtinës, për pamundësinë për t’iu shërbyer atyre.
“Ne iu kërkojmë ndjesë qytetarëve të Prishtinës, për pamundësinë për t’i shërbyer”, tha ai.

