Prishtina i tregon forcën Ballkanit, Feronikeli “poker” golash Llapit

schedule17:10 - 4 Prill, 2021

schedule 17:10 - 4 Prill, 2021

Prishtina ka mposhtur Ballkanin dhe futet sërish në garë për titull. Skuadra kryeqytetase fitoi në transfertë me rezultatin minimal 0-1, falë një autogoli të Thaqit.

Diferenca me Dritën e vendit të dytë është katër pikë, kurse Ballkani ka vetëm një pikë më shumë. Kjo ishte kryendeshja e kësaj jave dhe pritet që në vijim gara për titull të jetë edhe më e fortë.

Feronikeli në shtëpi nuk ka pasur mëshirë ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultatin 4-0. Milickovic shënoi dy herë në portën e skuadrës nga Podujeva, për t’i lënë radhën më pas Simonovksit dhe Dabiqajt. /abcnews.al

 

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 27

Ballkani-Prishtina 0-1
Shënues:
Thaqi (aut.) 35’
Feronikeli-Llapi 4-0
Shënues:
 Milickovic 44’, 77’, Simonovski 87’, Dabiqaj 93’

 

Klasifikimi